al|ca|cn|de|dk|en|es|fi|fr|gl|gr|he|it|jp|nl|pt|ru|sr
The Critical Engineering Working Group
Berlin, October 2011-2017
Julian Oliver
Gordan Savičić
Danja Vasiliev

THE CRITICAL ENGINEERING MANIFESTO

0. Inxhinieri Kritik e konsideron Inxhinierinë si gjuhën më transformuese të kohërave tona, e cila po i jep formë mënyrës si lëvizim, komunikojmë dhe mendojmë. Është puna e Inxhinierit Kritik që ta studioj dhe ta përdorë këtë gjuhë dhe ta verë në dukje influencën e saj. 1. Inxhinieri Kritik e konsideron çdo teknlogji nga e cila varet edhe si sfidë edhe si kërcënim. Sa më e madhe varësia nga një teknologji aq më e madhe ështe edhe nevoja për ta studiuar dhe ekspozuar funksionimin e saj të brendshëm, pavarshisht nga zotëruesi dhe provizionimi ligjor. 2. Inxhinieri Kritik rrit ndërgjegjësimin mbi faktin se çdo avancim teknologjik ve në provë dijet tona tekno-politike. 3. Inxhinieri Kritik dekonstrukton dhe ve në pyetje cilësin e eksperiencës së përdoruesit. 4. Inxhinieri Kritik shikon përtej "frikës së implementimit" për të përcaktuar metoda të influencës dhe efektet e tyre specifike. 5. Inxhinieri Kritik njeh faktin se çdo punë inxhinierike drejton përdoruesit e saj, në mënyrë proporcionle me varësinë e përdoruesit nga ajo. 6. Inxhinieri Kritik zgjeron idenë e "makinës" për të pëshkruar ndërlidhjet që përfshijnë paisjet, trupat, agjentët, forcat dhe rrjetet. 7. Inxhinieri Kritik vëzhgon hapsirën midis prodhimit dhe konsumimit të teknologjisë. Duke vepruar shpejt me ndryshimet në këtë hapsirë, Inxhinieri Kritik shërben për të ekspozuar momentet e mosbalancimit dhe mashtrimit. 8. Inxhinieri Kritik shikon historinë e artit, arkitekturës, aktivizmit, filozofisë dhe shpikjes dhe gjen punë shembullore të Inxhinieris Kritike. Strategjitë, idetë dhe axhendat nga këto disiplina do të adoptohen, do të rigjejnë qëllimet e tyre dhe do të implementohen. 9. Inxhinieri Kritik thekson se kodi i shkruar zgjerohet në fusha sociale dhe psikologjike, duke rregulluar në këtë formë sjelljen midis njerëzve dhe makinave me të cilat ata ndërveprojnë. Duke kuptuar këtë, Inxhinieri Kritik kërkon që të rindërtoj kufizimet e përdoruesit dhe aksionin social nëpërmjet mjeteve të kërkimit dixhital. 10. Inxhinier Kritik e konsideron përdorimin si formën më të mirë të ekspozimit. Translated into Albanian by Silva Arapi

Download English language version of Manifesto as a printable PDF
(sha256sum 1b542dc224800f6266334f96b13ba65ea6ecac1cd058d913aec8910f6ce3d09f).

Copyright Oliver, Savičić, Vasiliev 2011-2017, GNU Free Documentation License v1.3.

Critical Engineering intensive training 2016: NETWORKSHOP, UNIX CLI, OTHERNET